11:43 / 29.01.2023
Një person humb betejën me COVID-19
B. H. / RTKlive
Një person ka vdekur si pasojë COVID-19 në 24 orët e fundit në vendin tonë.
Instituti i Shëndetit Publik të Kosovës ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve janë regjistruar edhe tri raste të reja nga testimi i 69 mostrave, ndërsa janë shëruar 15 qytetarë. Numri i rasteve aktive është 61.
Ky është rasti i parë me fatalitet në vitin 2023 si pasojë e COVID-19.
Ndërkohë, që nga fillimi i pandemisë në Kosovë janë regjistruar 272.537 raste me COVID-19, ndërsa prej tyre 3203 kanë përfunduar me fatalitet, derisa janë shëruar 269.273 qytetarë.