Kryetari i PDK-së javën e ardhshme për vizitë në SHBA
Lajme

Kryetari i PDK-së javën e ardhshme për vizitë në SHBA

B. H. / RTKlive

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi në fillim të javës së ardhshme do të udhëtojë për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai është ftuar të marrë pjesë në takimin tradicional të Lutjeve të Mëngjesit, ku marrin pjesë qindra liderë, deputetë e diplomatë nga gjitha vendet e botës, si dhe kongresmenë, senatorë e zyrtarë të lartë të shtetit amerikan.

Ftesën e liderit të PDK-së e ka konfirmuar zyra e komunikimit e këtij subjekti politik. Përveç pjesëmarrjes në Lutjet e Mëngjesit, Krasniqi pritet të zhvillojë edhe takime tjera në Departamentin Amerikan të Shtetit, në Këshillin e Sigurisë Kombëtare dhe në të dy Dhomat e Kongresit Amerikan, atë të Përfaqësuesve dhe në Senat.


MË SHUME NGA Lajme