Ambasadori gjerman pajtohet me diplomatët amerikanë për Asociacionin
Foto: RTKlive
Lajme

Ambasadori gjerman pajtohet me diplomatët amerikanë për Asociacionin

J.Musliu/RTKlive

Këshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet dhe emisari special amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, kanë publikuar sot një opinion të përbashkët me thirrjet për t’u formuar menjëherë Asociacioni.

Ambasadori gjerman në Prishtinë, Jorn Rohde, pajtohet plotësisht me thirrjen e amerikanëve që Kosova ta formojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

“Pajtohem plotësisht: Më 27 qershor, 2013, Kosova u zotua që ta formojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe”, deklaroi ai.

Rohde pajtohet me atë që kanë shkruar zyrtarët amerikanë dhe vlerëson se Kosova është vonuar me formimin e Asociacionit.

“Ai është vonuar dhe do të çojë para bisedimet për normalizim”.

 


MË SHUME NGA Lajme