12:20 / 31.01.2023
Filmi “Adnan Kafazi” nga 2 shkurti në kinema
RTK
Filmi “Adnan Kafazi” fillon së shfaquri për publikun e gjerë nga 2 shkurti.
"Adnan Kafazi” fokusohet në kthimin e tre karaktereve kryesore të filmave, Vuçës, Bullit e Zagit nga Meksika dhe lufta e tyre me një bos të ri të krimit, i cili e ka marrë funksionin e nëntokës dhe krimit në vendin e tyre.
Theks të veçantë do të ketë edhe trafikimi i qenieve njerëzore dhe fuqizimi i gjinisë femërore.
Për dallim nga dy pjesët e para të triologjisë (Zonjusha, Diamanti) të cilët si zhanër kryesor kanë pasur komedinë dhe krimin, “Adnan Kafazi” është plotësuar si multizhanër me krim, komedi, dramë, muzikë e aksion.