Kori Siparantum së shpejti në Filharmonia e Berlinit
Kulturë

Kori Siparantum së shpejti në Filharmonia e Berlinit

RTK

Kori Siparantum po shënon suksese të jashtëzakonshme në skenën e muzikës ndërkombëtare. Ata padyshim janë një nga ansamblet kryesore bashkëkohore shqiptare.

Turne koncertesh në shumë vende evropiane dhe ftesat në festivale kryesore muzikore e kanë bërë ansamblin si ambasador kulturor për Republikën e Kosovës.

Këtë herë Kori Siparantum po bëjnë një tjetër hap madhor në skenën ndërkombëtare.

“Filharmonia e Berlinit i përkushton për herë të parë një koncert të plotë muzikës nga Kosova, me korin Siparantum. Gjithë shqiptarët që jetojnë në Gjermani, nuk duhet të humbasin këtë koncert”,thuhet në njoftim.


MË SHUME NGA Kulturë