Caktohet koeficienti i pagave, për këtë vit 105, e për vitin tjetër 110 €
BKT
Foto: Arlinda Sejda/RTK
Lajme

Caktohet koeficienti i pagave, për këtë vit 105, e për vitin tjetër 110 €

M.Sh/RTKlive

Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e sotme, ka vendosur që koeficienti i pagave të jetë 105 euro për vitin 2023, e 110 euro për vitin 2024. Kjo shumë do të shumëzohet me nivelin e koeficientit – që varion nga 2 deri në 18 – dhe prodhon vlerën e pagës.

Vlerën e koeficientit e ka deklaruar ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, sipas të cilit, Qeveria për çdo vit do të shqyrtojë mundësinë buxhetore dhe do ta ndryshojë koeficienteve sipas mundësive që ka.

“Vlera e koeficientit për këtë vit është 105. Ndërsa në janar të vitit 2024 sipas përllogaritjes së Ministrisë së Financave ai do të jetë 110. Me këtë ndryshim plotësim të Ligjit të Buxhetit i hapet rrugë sistemit të ri të pagave në Republikën e Kosovës prej këtij muaji”, deklaroi Murati, sipas të cilit, pas caktimit të koeficientit nuk do të ketë më stagnim të pagave për zyrtarët.

Ligji për Pagat në Sektorin Publik është miratuar nga ligjvënësit kosovarë pa e ditur vlerën e koeficientit, e madje edhe është dekretuar si i tillë nga Presidentja.

Mblidhet Qeveria e Kosovës, pritet ta zyrtarizojë koeficientin e pagave

Qeveria e Kosovës do të mbajë sot mbledhjen e radhës, duke filluar nga ora 10:00. Zyra e Kryeministrit të Kosovës ka njoftuar për mbledhjen e  kabinetit qeveritar, ndonëse nuk janë bërë të ditura pikat e rendit të ditës, megjithatë pritet që në këtë mbledhje të bëhet i ditur koeficienti i pagave, që deri më sot nuk është zyrtarizuar.

Ndryshe, më 22 dhjetor 2022, Ligji për Paga ishte miratuar në Kuvendin e Kosovës, i cili parasheh ndryshim të pagave për punëtorët e sektorit publik, ndërsa më 4 janar ishte dekretuar nga Presidenca.

Vlera e koeficientit i cili nuk është caktuar akoma, pritet që të dërgohet për miratim në Kuvend.

Ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati ka thënë se çështja e koeficientit për Ligjin e Pagave nuk është duke u mbajtur fshehtë. Në një konference për media ai ka thënë se vlera e koeficientit është duke u përllogaritur nga informatat që vijnë nga organizata të caktuara.


MË SHUME NGA Lajme