Miftari: Vuçiq gjithmonë e zbulon vetën e tij të vërtetë
J.Musliu/RTKlive
Donjeta Miftari, Këshilltare për komunikim të presidentes Vjosa Osmani, ka reaguar pas zhvillimeve që kanë ndodhur dje në Kuvendin e Serbisë.
Në seancën e mbajtur në Beograd, ka raportuar para deputetëve, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Por kreu i shtet serb, duke folur për Kosovë, ka sulmuar opozitën e atjeshme se përse në kohën e tyre, ata e kanë liruar nga burgu, Albin Kurtin, tani kryeministër i Kosovës.
Në atë kohë, Kurti ishte i burgosur politik.
Këshilltarja Miftari, ka publikuar një video në llogarinë e saj në Twitter, ku Vuçiq ngreh lart letrën e lirimit nga burgu të Kurtit, të nënshkruar në atë kohë nga presidenti i Republikës Federative të Jugosllavisë, Vojislav Koshtunica.
“Pavarësisht përpjekjeve për të ‘lustruar’ të kaluarën e Aleksandar Vuçiqit dhe për ta paraqitur atë si konstruktiv ai [Vuçiqi] gjithmonë e zbulon veten e tij të vërtetë”, ka shkruar Miftari.
“Këtu ai po vajton parlamentin dhe po ankohet për lirimin e të burgosurve të torturuar kosovarë të luftës, duke përfshirë edhe kryeministrin e Kosovës”, ka shkruar Miftari.
Në fund ajo e ka quajtur Vuçiqin si një “qenie njerëzore të poshtër”.
https://twitter.com/miftaridonjeta/status/1621599135198576640?s=20&t=MM8vjMizK51JHkPc5_ev_A