Të mërkurën në Galerinë Qahili hapet ekspozita, "Pragu", nga Renea Begolli
Kulturë

Të mërkurën në Galerinë Qahili hapet ekspozita, "Pragu", nga Renea Begolli

Sh.Gashi / RTKlive

Në Galerinë Qahil me 8 shkurt 2023 do të hapet ekspozita e parë personale e Renea Begolli e titulluar “Pragu”, duke filluar nga ora 19:00.

Ekspozita “Pragu” e Renea Begollit e kuruar nga Yll Xhaferi paraqet një numër pikturash, imazhesh eksperimentale, fotografi dhe instalacione, të gjitha të fokusuara në eksplorimin e marrëdhënieve midis individit dhe shtresave të fizikalitetit. Ekspozita do të hapet me 8 shkurt dhe do të qëndrojë e hapur deri me 4 mars 2023.

Ekspozita personale e Renea Begollit është pjesë e projekteve të Galerisë Qahili, si pjesë e thirrjes për artistët e rinj.


MË SHUME NGA Kulturë