Tërmeti në Turqi, Krasniqi: Ndajmë dhimbjen me popullin turk
BKT
Lajme

Tërmeti në Turqi, Krasniqi: Ndajmë dhimbjen me popullin turk

RTKlive

(E plotësuar) Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka shprehur ngushëllime për popullin turk pas tërmetit në Turqi.

Krasniqi, në një postim në Facebook, u shpreh se ndajmë dhembjen me shtetin dhe popullin turk.

“Mëngjesi i sotëm na gjeti me lajmin e hidhur që vjen nga Turqia, ku si pasojë e një tërmeti të fuqishëm kanë humbur jetën qindra qytetarë dhe qindra të tjerë kanë mbetur të lënduar, ndërsa fshatra e qytete të shumta kanë pësuar dëme të paimagjinueshme.

“Në këto momente të vështira dhe tragjike, ndajmë dhembjen me shtetin dhe popullin turk. Presidentit Erdoğan dhe të gjitha familjeve që kanë humbur më të dashurit e tyre, u dërgoj ngushëllimet më të sinqerta. Populli i Kosovës është me ta në këtë periudhë të rëndë”, shkruan Krasniqi.

 

Haradinaj i propozon Qeverisë ndarjen e një fondi për Turqinë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka shprehur ngushëllime për familjarët e të vdekurve pas tërmetit që ka goditur sot Turqinë.

Ai, në një postim në rrjete sociale, Facebook, ka njoftuar se i ka propozuar Qeverisë së Kosovës për ndarjen e një fondi emergjent për Turqinë.

“I prekur thellë nga ngjarjet tragjike pas tërmetit të fuqishëm që goditi sot Turqinë. Mendimet tona janë me familjet e viktimave dhe të plagosurit. Në këto rrethana të vështira për popullin e Turqisë, lutemi që kjo gjendje të kalojë me sa më pak viktima dhe me sa më pak dëme! I propozoj Qeverisë së Kosovës ndarjen e një fondi emergjent për ofrimin e ndihmave të nevojshme humanitare dhe ofrimin e ndihmës së njësive operacionale nga FSK-ja”, ka shkruar Haradinaj.


MË SHUME NGA Lajme