13:26 / 06.02.2023
Kuvendi i Kosovës do të mbajë dy seanca gjatë kësaj jave
RTKlive
Kuvendi i Kosovës do të mbajë dy seanca gjatë kësaj jave. Të mërkurën mbahet vazhdimi i një seance, kurse një seancë e rregullt do të mbahet të enjten.
Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, tha se kryesia u pajtua për mbajtjen e dy seancave, të mërkurën vazhdimi i një seance, kurse një seancë e rregullt do të mbahet të enjten.
Kurse, shefi i deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, tha se në seancën e së enjtes do të kërkojnë që të ngrihet vlera e koeficientit në 120 euro, aq sa ka kërkuar kjo parti.























