Rezulton i rremë edhe alarmi i dytë për bombë në ANP
Lajme

Rezulton i rremë edhe alarmi i dytë për bombë në ANP

Fadil Sertolli / RTKlive

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe alarmi i dytë për bombë që e kanë pranuar rreth orës 19:00 ka rezultuar të jetë i rrejshëm.

“Rreth orës 19:00 është pranuar një informatë tjetër,  për dyshimet që ndërlidhen me një shpërthim të mundshëm në Aeroportin Ndërkombëtar  ‘Adem Jashari’. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situatën”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Ndërkohë zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti tha për RTKlive se pas ndërmarrjes së të gjitha veprimeve të nevojshme operative si dhe kontrollit të detajuar të hapësirës së caktuar nga ana e njësive të specializuara për menaxhimin me mjetet shpërthyese, nuk është gjetur asgjë e dyshimtë.

“Rasti po trajtohet nga njësitet kompetente”, tha ajo për RTKlive.


MË SHUME NGA Lajme