Osmani:Serbia shteti i vetëm në rajon që nuk dëshiron raporte miqësore
Foto/ Venera Xhoxhaj/ RTK/ Podgoricë
Lajme

Osmani:Serbia shteti i vetëm në rajon që nuk dëshiron raporte miqësore

Venera Xhoxhaj dhe Afet Bela/ RTK

(E plotësuar, ora 13:30) Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka deklaruar se Kosova dhe Mali i Zi, ndajnë jo vetëm një partneritet të fortë në rrafshin bilateral, por edhe po ashtu një miqësi unike ndërmjet qytetarëve tanë.

“Jam e sigurt se kjo vizitë do të kontribuojë në ketë drejtim dhe do të ndihmoj që këto raporte të avancohen gjithë e më shumë”, tha ajo në një konferencë për media së bashku me presidentin malazez, Milo Gjukanoviq, raporton RTKlive.

Sipas të parës së vendit, Kosova dhe Mali i Zi duan të jenë pjesë e strukturave euroatlantike. Osmani theksoi se komunitetet në dy vendet janë ura të rëndësishme lidhësve mes dy vendeve. Ajo ka falënderuar presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, për mbështetje të vazhdueshme ndaj Kosovës.

“Është për keqardhje që jo të gjithë fqinjët tanë e ndajnë këtë vizion, lidershipi i njërit shtet në veçanti ka mundësuar që t’i hap rruga ndikimit malinje të Rusisë në rajonin tonë. Duke ndjekur mendësinë e tij të mikut të tij, Putin ky lider parapëlqen të mendoj se dy vendet tona, Kosova dhe Mali i Zi, janë projekte që ai i quan projekte të përkohshme, por realiteti është i një dhe i vetëm. Kosova dhe Mali i Zi janë shtete sovrane dhe demokratike dhe me të ardhme në Bashkimin Evropian”, theksoi ajo.

Osmani falënderoi Gjukanoviq, për angazhim në përkrahje të Kosovës për anëtarësim në Këshillin Evropës etj, raporton RTKlive.

'Integrimi i Kosovës dhe Malit të Zi në sutrukurat euroatlantike, është domosdoshmëri dhe jo vetëm opsion. Integrimi i vendeve tona në strukturat euroatlantik është thelbësor për paqen në Ballkan”, tha ajo.

E para e vendit ia kujtoi presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, se para 23 viteve kishte shkuar si refugjate në këtë shtet.

Osmani për asociacionin: Nuk i japim Serbisë instrument kontrolli

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në konferencë për media ka folur edhe për asociacionin. "Ne nuk jemi kundër të drejtave të komunitetit serb, por jemi kundër që t’i japim Serbisë një instrument kontrolli nëpër mes të cilit mund të minoj integritetin tonë dhe të sjell destabilitet rajonal”, tha ajo.

Gjukanoviq: Dalogu do të kontribuojë avancimin e marrëdhënieve fqinjësore

Kurse presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, tha se dialogu i sinqertë do të kontribuojë avancimin e marrëdhënieve fqinjësore. “Kjo është vizita kthesë sepse unë vitin e kaluar kam qenë në Kosovë dhe kjo është vizita e parë e presidentes”, tha ai.

Sipas tij, Mali i Zi e ka shumë të rëndësishme bashkëpunimin rajonal dhe ka përkushtim të plotë të vlerave evropiane.

“Mungesa e stabilitetit mund të largohet vetëm me integrimin euroatlantik dhe ne kemi gatishmëri për të mbështetur këtë rrugë, i kuptojmë ambiciet e Kosovës që në një të ardhme të fitojë statusin e kandidatit në Bashkimin Evropian”, tha ai..

Ai tha se mbetet që të punohet në legjitimim të pakicës malazeze në Kosovë, raporton RTKlive.

“Shprehim mirënjohje për një pozitë më të dukshme të komunitetit malazez në Kosovë, kemi folur për mundësitë e bashkëpunimit ekonomik, por jo në nivel të duhur, në fushën e lidhshmërisë infrastrukturale dhe të vazhdojmë të rrisim numrin dhe cilësinë e pikave kufitare për të mundësuar biznes bërje, me politikën e përgjegjëse të qeverive tona do të krijohen kushte për zhvillim ekonomik”, tha ai.

Osmani pritet me nderime shtetërore nga presidenti malazez Gjukanoviq|Video

(E plotësuar, ora 12:00) Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pas pritjes nga presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, në vilën “Gorica” me nderimet më të larta shtetërore, kanë zhvulluar një takim tët-à-têt .

 

No description available. Pritet që presidenti presidentja Osmani dhe Gjukanoviq do të flasim për media.

(E plotësuar, ora 10:40) Me nderime të larta shtetërore sot në Podgoricë është pritur presidentja e Kosovës Vjosa Osmani nga homologu i saj presidenti i Malit të Zi Millo Gjukanoviq.

Osmani po qëndron në Podgoricë me ftesë të homologut të saj ndërsa do të takojë edhe kryeministrin e Malit të Zi, raporton RTKlive.

Në agjendën e Presidentes Osmani është edhe vizita në komunën e Ulqinit dhe atë të Tuzit.

Presidentja Osmani sot do të takojë presidentin e Malit të Zi

Afet Bela/ RTKlive

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me ftesë të Presidentit të Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, më 7 dhe 8 shkurt do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Mal të Zi.

Presidentja Osmani sot do të pritet nga presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, me nderimet më të larta shtetërore.

Pas takimeve me delegacionet, presidenti Gjukanoviq dhe presidentja Osmani, do të do të flasin për media.

Në të njëjtën ditë, Presidenti i Malit të Zi dhe Presidentja e Republikës së Kosovës do të marrin pjesë në panelin presidencial "Zhvillimi i ngjarjeve në Ballkanin Perëndimor: Sfidat për paqen dhe stabilitetin në dritën e krizës rajonale dhe globale", organizuar nga Lëvizja Evropiane në Mal të Zi, raporton RTKlive.

"Në vazhdim të vizitës, presidenti Gjukanoviq do të shtrojë një darkë zyrtare në Podgoricë për nder të mysafirës, ku do të marrin pjesë liderët e partive politike shqiptare në Mal të Zi", njofton Zyra e Presidencës së Malit të Zi.

Në ditën e dytë të vizitës, Presidentja e Republikës së Kosovës do të vizitojë komunën e Tuzit dhe Ulqinit.


MË SHUME NGA Lajme