11:03 / 08.02.2023
Pjetër Shalës i vazhdohet masa e paraburgimit
RTK
Trupi gjykues i Gjykatës Speciale ka marrë vendim që Pjetër Shalës t`ia vazhdojë masën e paraburgimit.
Trupi gjykues, i kryesuar nga Mappie Veldt-Foglia, ka arritur në konkludim se ekzistojnë arsye që rreziku i pengimit të ecurisë së procedurave të Dhomave të Specializuara dhe rreziku i kryerjes së krimeve të mëtejshme, vazhdojnë të ekzistojnë.























