Ndërpritet seanca, deputetët shkojnë në pauzë|Video
BKT
Lajme

Ndërpritet seanca, deputetët shkojnë në pauzë|Video

N.Mekolli /RTKlive

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka njoftuar se deputetët shkojnë në pauzë deri në ora 16:00.

Për shkak të mungesës së deputetëve në sallë, nuk u arrit as votimi i i Raportit të Auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Telekomit të Kosovës për vitin 2021.

Më herët deputetët e Kuvendi kanë miratuar edhe raportin vjetor të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës për vitin 2021 me 56 vota për, asnjë kundër dhe 6 abstenime si dhe rekomandimet e komisionit funksional për pasqyrat financiare vjetore të Telekomit të Kosovës për vitin 2021.

Seanca do të vazhdojë punimet me shqyrtimin dhe votimin e një sër raportesh vjetore, pas orës 16:00. Në rend dite janë një sërë pikash të papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 9 dhjetor 2022.

Nis seanca e Kuvendit, një minutë heshtje për viktimat e tërmetit

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë mbajtur një minutë heshtje në nderim të viktimave të tërmetit, i cili ka goditur Turqinë dhe Sirinë, ku, për pasojë, kanë humbur jetën mijëra persona.

Kuvendi i Kosovës nisi punimet me rendin e ditës me pikat e papërfunduar nga seanca plenare.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, tha se në këtë seancë po marrin pjesë 78 deputetë. Seanca filloi më votimin e rekomandimeve lidhur me raportin e auditimit për pasqyrat financiare të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës për vitin 2021.

Në rend dite ishte edhe votimi i rekomandimeve lidhur me raportin e auditimit për pasqyrat financiare të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar për vitin 2021 dhe shqyrtimi i kërkesës së Fondit të Kursimeve Pensionale, për caktimin e taksave vjetore për vitin 2023, arsyetimin e kësaj pike e paraqiti deputeti i LVV-së, Armend Muja.

Kuvendi nuk miraton raportin vjetor të BQK-së

Ndërsa deputetët e Kuvendit të Kosovës, me shumicë votash, ishin kundër miratimit të raportit vjetor të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës për vitin 2021. 

Komisioni për Buxhet ka kërkuar që në kuadër të këtij raporti të jetë edhe guvernatori i BQK-së, por kryesia ka vlerësuar që kjo nuk është e nevojshme dhe i njëjti është hedhur në votim.

Deputetët vazhduan seancën me diskutim edhe për disa pika të papërfunduar nga seanca plenare, e mbajtur më 7, 24 tetor, 18 nëntor 2022 dhe 18 janar 2023, njëra nga to ishte edhe shqyrtimi i rekomandimeve të dala nga shqyrtimi i Raportit të Auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Telekomit të Kosovës për vitin 2021.

Seanca po vazhdon punimet me shqyrtimin dhe votimin e një sër raportesh vjetore.


MË SHUME NGA Lajme