14:35 / 08.02.2023
Krasniqi: Kosova do të qëndrojë pranë Turqisë dhe popullit mik turk
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, sot në Ambasadën e Turqisë, është nënshkruar në Librin e Ngushëllimeve me rastin e tragjedisë së tërmetit që u mori jetën mijëra personave.
"Ngushëllimet më të thella të gjitha familjeve që kanë humbur më të dashurit e tyre dhe uroj shërim të shpejtë për të gjithë të lënduarit. Duke shprehur solidarizimin e plotë me dhembjen dhe vështirësitë që po kalon populli turk në këtë orë të errët, uroj që sa më parë, si popull dhe si shtet të gjejnë forcën dhe të ringriten nga kjo fatkeqësi. Kosova do të qëndrojë pranë Turqisë dhe popullit mik turk", ka shkruar ai në "Facebook".























