Rohde i kënaqur për miratimin e 4 marrëveshjeve të “Procesit të Berlinit"
J.Musliu/RTKlive
Në mbledhjen e Qeverisë u miratuan tri projektligje nga marrëveshja e Procesit të Berlinit.
Për ratifikim u dha dritë e gjelbër për marrëveshjet: për lëvizjen e lirë me letërnjoftime në Ballkanin Perëndimor, marrëveshja për njohjen e kualifikimeve profesionale të mjekëve, stomatologëve dhe arkitektëve në kontekstin e marrëveshjes së tregtisë së lirë të Evropës Qendrore, ndërsa në këtë mbledhje u miratua edhe projektligji për ratifikimin e marrëveshjes për njohjen e kualifikimeve të arsimit të lartë në Ballkanin Perëndimor.
Për këtë ka reaguar edhe ambasadori gjerman, Jorn Rohde, duke thënë se ky është “më të vërtetë” një lajm i mirë.
“Tri marrëveshjet për lëvizje tregojnë qartë përfitimet që Procesi i Berlinit iu sjell qytetarëve. Ato nxisin integrimin rajonal dhe e afrojnë Ballkanin Perëndimor me BE-në”.
Ndërkaq, kryeministri Albin Kurti në mbledhjen e sotme të Qeverisë tha se ky është edhe një hap drejt përfitimeve konkrete nga Procesi i Berlinit.
Të mërkurën qeveria po ashtu ndau mjete për pagesën e 580 specializantëve me vetëfinancim gjatë vitit 2023.























