United nuk shkon më shumë se barazim në Old Trafford me Leeds
BKT
Sport

United nuk shkon më shumë se barazim në Old Trafford me Leeds

Uran Krasniqi/RTKLive

Elementi i nikoqirit nuk i ka shërbyer Manchester Unitedit për ta fituar ndeshjen kundër Leeds United.

Ndeshja e mbetur nga java e 8-të e Ligës Premier është mbyllur baraz me rezultat 2-2. 

Ishte minurta e parë e ndeshjes kur Wilfried Gnonto i dha epërsinë skuadrës mysafire.

Me të filluar pjesa e dytë, Leeds dyfishoi rezultatin me një autogol të Varanes në minutën e 48-të.

Ndërkohë Manchester United ka arritur të kthehet në lojë, por jo aq sa për ta fituar atë. 

Rashford në minutën e 62-të dhe Sancho në të 70-tin minutë arritën ta shpëtonin skuadrën e Ten Hagit nga humbja.

Me këtë barazim, Manchester United tani shkon në kuotën e 43 pikëve në vendin e tretë, dy më pak se Manchester City që ka një ndeshje më pak të luajtur dhe shtatë më pak se Arsenali që ka dy ndeshje në dorë.

Në anën tjetër, Leeds mbetet i 16-ti me 19 pikë të grumbulluara.