Daçiq në takim me ambasadorët e Quintit
BKT
Lajme

Daçiq në takim me ambasadorët e Quintit

B. H. / RTKlive

Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq ka zhvilluar në Vjenë një takim me ambasadorët e vendeve të Quintit, ku u diskutua për Kosovën, teksa është vlerësuar se është e nevojshme të ruhet paqja, të zvogëlohen tensionet dhe të dyja palët t`i kthehen dialogut në interes të përbashkët.

Një gjë të tillë e ka bërë të ditur Ministria e Punëve të Jashtme të Serbisë pas këtij takimi.

“Është posaçërisht i rëndësishëm statusi i neutralitetit në terren të misionit të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian në Kosovë”, citohet të ketë thënë Daçiq.

Në këtë takim u saktësua se mandati i OSBE-së në Kosovë përfshin monitorimin e respektimit të të drejtave të njeriut, të drejtave të komuniteteve dhe forcimin e institucioneve demokratike.

Raportohet po ashtu se Daçiq ka përsëritur se për Serbinë është e rëndësishme respektimi dhe zbatimi i marrëveshjeve të arritura deri më tash në Bruksel.
 


MË SHUME NGA Lajme