23:24 / 09.02.2023
Lopetegui dëshiron të jetë gjatë te Wolves
Uran Krasniqi/RTKLive
Julien Lopetegui këmbëngul se dëshiron të jetë trajneri i Wolves për kohë të gjatë pasi i pëlqen sfida e mbajtjes së klubit në Premier League.
Ai mori drejtimin e klubit në nëntor.
"Do të doja të isha këtu për një kohë të gjatë sepse është një vend i mrekullueshëm për çdo trajner. Për mua, Premier League është kompeticioni më i mirë në botë. Unë dua të jem këtu", ka thënë spanjolli. "Është shumë e rëndësishme që ne si ekip të jemi të aftë për të mbërritur në momentin e fundit të sezonit”.
Fitorja e së shtunës së kaluar 3-0 ndaj Liverpoolit e ka ngritur skuadrën në vendin e pesëmbëdhjetë në tabelën që kryesohet nga Arsenal.
Lopetegui më herët ka qenë trajner edhe i Real Madridit po edhe i Kombëtares spanjolle.























