Bayern Munich kërkon 30 milionë euro për asin e tyre
BKT
Sport

Bayern Munich kërkon 30 milionë euro për asin e tyre

F.Bytyqi/RTKLive

Bayern Munich duket se është i gatshëm të presë ofertat për të shumëkërkuarin Benjamin Pavard.

Pavardi sipas medieve gjermane, do të largohet nga Munich në fund të këtij sezoni, edhe pse lojtari me ‘bavarezët’ ka kontratë deri në fund të sezonit të ardhshëm.

‘Bild’ të premten shkruan së kampionët në fuqi të Gjermanisë kërkojnë 30 milionë euro për Pavard.

Lojtari prej kohësh po monitorohet nga disa klube të mëdha evropiane, dhe duket së Pavard verën që vjen do të bëhet me klub të ri.

Pavard është një nga lojtarët kryesor në skuadrën e Nagelsmann.