Peci dhe Gechev diskutojnë rreth politikave për sigurinë ushqimore
BKT
Lajme

Peci dhe Gechev diskutojnë rreth politikave për sigurinë ushqimore

Fadil Sertolli / RTKlive

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci me ftesë të homologut të tij bullgar, Ministrit të Bujqësisë, Yavor Gechev, po merr pjesë në takimin e lartë rajonal me temën “Takimi Ballkanik mbi Sfidat Rajonale të Sigurisë Ushqimore në kohë krize”.

Përmes një njoftimi për media bëhet e ditur se ministri Peci gjatë takimit me Ministrin Gechev kanë diskutuar rreth politikave të përbashkëta për sigurinë ushqimore dhe nevojën për thellim të bashkëpunimit  për përpjekje të përbashkëta për të vendosur ekuilibrin e duhur midis sigurisë ushqimore dhe objektivave mjedisore dhe klimatike.

“Përpos prioritizimit të prodhimeve vendore të shportës sonë ditore, për ta pasuruar atë edhe më shumë, le të përkujdesemi që produktet që zgjedhim të jenë të vendeve mike”, shtoi Ministri Peci.

Pas këtij takimi, të dy ministrat respektiv u pajtuan që të zyrtarizojnë bashkëpunimin edhe përmes një Marrëveshje ndërshtetërore e cila do të pasojë në të ardhmen.

 

Njëkohësisht Ministri i BPZhR, Faton Peci e ftoi Ministrin Gechev ta vizitoj Kosovën.

 


MË SHUME NGA Lajme