Koncert solemn me solistë nga të gjitha trojet shqiptare|Video
BKT
Kulturë

Koncert solemn me solistë nga të gjitha trojet shqiptare|Video

N.Mekolli /RTKlive

Opera e Kosovës ka mbajtur koncertin e radhës, ngjarje kjo e organizuar në kuadër të programit të Qeverisë për 15 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), njoftoi se në Amfiteatrin e Ri të Bibliotekës Universitare, publiku i pranishëm pati mundësinë të ndjekë një program të larmishëm me vepra operistike të interpretuara nga solistët shqiptarë.

“Me zërin dhe performancën e mrekullueshme, ata dhanë emocion tek secili i pranishëm. Interpretuan solistët: Zana Abazi Ramadani, Liridon A. Sadriu, Denik F. Prizreni, Ramona Tullumani, Sokol Hidersha, Besarta Murtezani, Jetmir Rexhepi, Gjylie Pelingu, Shkodran Aliu, Gentian Aliu, Fjorda Veizaj, Melos Buza”m thuhet në një njoftim të MKRS-së.

 


MË SHUME NGA Kulturë