17:43 / 13.02.2023
Plani franko-gjerman për Kosovën e Serbinë, mbështetet nga NATO
J.M/RTKlive
Javier Colomina, Zëvendësndihmës sekretari i NATO-s, është takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Me një deklarim në Twitter, Colomina tha se me Vuçiqin diskutoi për bashkëpunimin dypalësh.
“NATO e mbështet dialogun e lehtësuar nga BE dhe planin e propozuar për të ecur përpara”, deklaroi Colomina.
Ai shtoi se KFOR-i do të vazhdojë të sigurojë stabilitet.























