Gazetarja e pestë afgane strehohet në Kosovë
BKT
Foto: AGK
Lajme

Gazetarja e pestë afgane strehohet në Kosovë

RTKlive

Mëngjesin e sotëm, në Kosovë, ka mbërritur gazetarja e pestë afgane, Nadia Gulabzada, e cila në Aeroportin “Adem Jashari” u mirëprit nga bashkëkombësja e saj Amina Omid, tanimë e strehuar në Prishtinë prej një jave.

Po ashtu kjo gazetare u prit edhe nga kryetari i Bordit të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Xhemajl Rexha, përfaqësuesi i MPB-së, Kushtrim Nreci, dhe zyrtarë të Policisë së Kosovës.

“Kolegët afganë janë strehuar në Kosovë në kuadër të programit “Journalists in Residence – Kosovo”, inicuar nga ECPMF, e që financohet nga Qeveria e Republikës së Kosovës. Në kuadër të këtij programi, përveç strehimit gazetarëve afganë u sigurohet pagë mujore, shërbime shëndetësore, si dhe biletë kthimi kur rrethanat do të krijohen që të njëjtit të kthehen në shtëpitë e tyre”, thuhet në njoftimin e AGK-së.

Ndryshe, “Journalists in Residence – Kosovo”, përkrahet edhe nga Iniciativa Hannah Arendt.


MË SHUME NGA Lajme