Arsimtarja e fizikës nxjerr një libër atraktiv për filloristët
BKT
Kulturë

Arsimtarja e fizikës nxjerr një libër atraktiv për filloristët

M.Sh.RTKlive

Nxënësit nga klasave, nga e gjashta deri në të nëntën, nga tani në duar do ta kenë një libër shumë atraktiv nga lënda e fizikës “Detyra numerike nga Fizika”, të autores Luljeta Murati. Ky libër, sipas autores, përmban të gjitha informacionet esenciale për të zgjidhur detyrat nga klasa e gjashtë deri në të nëntën dhe ka 4 kapituj kryesor të ndara në tema specifike për secilën klasë.

Autorja thotë se ky libër i dedikohet nxënësve të shkollave të mesme të ulëta me detyra e teori dhe shërben si hyrje për shkollat e mesme në lëndën e Fizikës. Madje sipas saj, tani nxënësit mund të orientohen direkt nga ky libër për zgjidhjen e detyrave pa e konsultuar fare atë.

Arsimtarja Murati thotë se në këtë libër janë 373 detyra numerike si dhe çelësi ( zgjidhja) e tyre.

Murati ka mbi 25 vjet përvojë pune, por e cila është e përkushtuar edhe sot e kësaj dite që të nxjerrë gjenerata të reja të fizicientëve të vegjël që duan shkencat natyrore. Afërsia që ka krijuar me nxënësit tash e sa vite, dëshmon edhe njëherë pasionin për punën e cila nuk kalon pa lëvdata dhe mirënjohje, si nga shkolla e poashtu edhe nga prindërit.

Luljeta Murati ka lindur më 22 shtator 1967, në fshatin Saradran, komuna e Istogutm ndërsa gjatë vitit akademik 2004/2005, vazhdoi punën në SHFMU, "Faik Konica" dhe "Iliria", në Prishtinë. Pas këtij viti, kthehet në SHFMU "Ismail Qemali", ku edhe punon aktualisht si mësimdhënëse e lëndës së Fizikës.


MË SHUME NGA Kulturë