Me 3 prill mund të fillojë procesi gjyqësor ndaj “Thaçit e të tjerëve”
BKT
Lajme

Me 3 prill mund të fillojë procesi gjyqësor ndaj “Thaçit e të tjerëve”

J.Musliu/RTKlive

Ka mundësi që procesi gjyqësor  në rastin “Thaçi e të tjerët”, të fillojë me 3 prill. Ndonëse për ditën e saktë duhet të vendos gjykata, për këtë datë janë pajtuar të dy palët, ajo e akuzës dhe e mbrojtjës.

Një përafrim i tillë për datën e nisjës së procesit gjyqësor, u kuptua në seancën përgatitore që u mbajt sot në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Avokati Geoffrey Roberts deklaroi se me palët mbrojtëse të të akuzuarve  janë pajtuar që gjykimi të fillojë më 3 prill.

Roberts u shpreh se në mocionet e dërguara mbrëmë, me palët mbrojtëse, u pajtuan për datën 3 prill, si datë e gjykimit.

E Gregory Kehoe, avokat i Hashim Thaçit, tha se  do të provojnë se operacioni “Patkoi” që kishte synim pastrimin etnik të shqiptarëve në Kosovë ka ndodhur dhe se kjo është provuar edhe në çështjen ndaj Milutinoviqit.

Ndërsa, Ben Emmerson, avokat i ish-kryeparlamentarit, Kadri Veseli tha se shumica e krimeve në aktakuzë kanë ndodhur në verën e 1998 dhe në verën e 1999.

Ai deklaroi se  ajo çka ndodhi menjëherë pas bombardimeve është objekt i gjykimeve të tjera në TPNJ.

Avokati Aydan Elis nga ekipi i Jakup Krasniqit, deklaroi se burimet ligjore përcaktojnë kontributin e qenësishëm në krahasim me atë të konsiderueshëm.

 


MË SHUME NGA Lajme