14:55 / 15.02.2023
Ekspozita “Udhëtim frymëzues i Minatorëve”
Lumira Kelmendi|RTK
Një përvojë unike dhe frymëzuese vjen për publikun, përmes prezantimit të koleksionit të mineraleve dhe kristaleve nga Muzeu i Trepçës në ekspozitën me titull “Udhëtim frymëzues i Minatorëve”, që është hapur me rastin e 15 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Kjo ekspozitë synon te rris krenarinë kombëtare për historinë dhe pasuritë e vendit, ku minatorët me punën dhe sakrificën e tyre kanë kontribuar në ndërtimin e një identiteti heroik të fortë dhe të qëndrueshëm.
Ekspozita e hapur në Muzeun e Kosovës në bashkëpunim me Muzeun Shtetëror të Mineraleve dhe Kristaleve në Mitrovicë, do të qëndrojë e hapur deri me 24 shkurt.























