Studentët protestojnë kundër themelimit të Asociacionit
BKT
Lajme

Studentët protestojnë kundër themelimit të Asociacionit

B. H. / RTKlive

Studentët e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” po protestojnë sot në kryeqytet kundër themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Qindra studentë, të cilëve iu kanë bashkuar edhe qytetarë tjerë, e kanë nisur marshin protestues nga Bibloteka Kombëtare, teksa krahas flamujve kombëtar në duar kanë mbajtur edhe slogane si “Asociacioni nuk kalon”, “Bashkë kundër Asociacionit”, "Kosova Republikë, s'ka Zajednicë" etj. Ky marsh protestues është organizuar nga Parlamenti i Studentëve të UP-së, derisa protestuesit do të ndalen para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.


MË SHUME NGA Lajme