Mehaj mori pjesë në manifestimin qendror të Ditës së Ashkalive
BKT
Lajme

Mehaj mori pjesë në manifestimin qendror të Ditës së Ashkalive

Fadil Sertolli / RTKlive

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, së bashku me ushtarakët e FSK-së nga komuniteti ashkali , morën pjesë në manifestimin qendror të kësaj dite e cila u mbajt në sallën e sporteve "Bil Clinton" në Ferizaj.

Mehaj me këtë rast tha se pjesëtarët nga komuniteti ashkali zënë vend të rëndësishëm në Forcën e Sigurisë së Kosovës, të cilët shërbimin dhe detyrat ushtarake i kryejnë me nder, profesionalizëm dhe përkushtim të lartë ndaj vendit.

Vlen të theksohet që numri më i madh i kandidatëve për rekrutim në FSK, në konkursin e fundit, është po nga ky komunitet.

Me këtë rast, në emër të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së, Ministri Mehaj, të gjithë ushtarakëve tê komunitetit ashkali në FSK, dhe komunitetit ashkali në Republikën e Kosovës, ju uroi ditën e tyre të flamurit .


MË SHUME NGA Lajme