Mehaj: Gjatë dy viteve të fundit janë graduar 1885 ushtarakë
BKT
Lajme

Mehaj: Gjatë dy viteve të fundit janë graduar 1885 ushtarakë

E. Hoti/ RTKlive

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka bërë të ditur se gjatë dy viteve të fundit janë graduar 1 mijë e 885 ushtarakë.

Në një postim në Facebook, Mehaj tha se ushtarakët e FSK-së në vazhdimësi ndjekin shkollimet dhe trajnimet brenda dhe jashtë vendit, në përputhje me standardet e NATO-s për zhvillimin e karrierës.

“Gjatë këtyre dy viteve janë graduar 1885 ushtarakë që shprehur në përqindje është 169% më shumë se në vitin 2020”, ka shkruar Mehaj.

Ministri i Mbrojtjes  tutje tha se ushtria e Republikës së Kosovës është garantuese e integritetit territorial dhe sovranitetit shtetëror të vendit.


MË SHUME NGA Lajme