Ansambli “Shota”shkëlqeu në koncertin për pavarësinë e Kosovës
BKT
Foto: MKRS
Kulturë

Ansambli “Shota”shkëlqeu në koncertin për pavarësinë e Kosovës

Sh.Gashi / RTKlive

Mbrëmë është mbajtur koncerti “Festojmë Pavarësinë” ku ansambli i Këngëve dhe Valleve të Kosovës “Shota” sërish afirmoi vlerat e mirëfillta kulturore kombëtare në koncertin e mbrëmshëm që mbushi sallën përplot.

Gjatë koncertit “Festojmë Pavarësinë”, mjeshtërisht u luajtën vallja e Dibrës me koreograf Zeki Kastrati, vallja Çame nga Panajot Kanaçi dhe Vallja Festive e koreografit Fehmi Shaqiri, teksa këngë patriotike u interpretuan nga Violetë Kukaj, Liridon Sadriu, Saranda Aliaj dhe Majlinda Cikaqi.

Të gjitha këngët, vallet dhe kostumet popullore përcollën vlerat autoktone të kulturës e trashëgimisë sonë, duke zgjuar ndjenjën e atdhedashurisë tek gjithsecili në publik.


MË SHUME NGA Kulturë