Kurti priti në takim kandidatin për president të Serbisë, Nikola Sanduloviq
Fadil Sertolli / RTKlive
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim kandidatin për president të Serbisë nga Partia Republikane e Serbisë, Nikola Sanduloviq.
Përmes një njoftimi për media, thuhet se Sanduloviq duke e uruar Kryeministrin Kurti për Ditën e Pavarësisë, tha se pavarësia e Kosovës është histori e përfunduar në vitin 1999.
“U bisedua për temat aktuale, me fokus ngjashmëritë mes Asociacionit të komunave serbe në Kosovë dhe Republikës Srpska në Bosnjë dhe Hercegovinë. Duke folur për situatën aktuale në Serbi, u veçua mungesa e demokracisë, rreziku nga rritja e nacionalizmit dhe ndikimi i madh i Rusisë”, thuhet në njoftim.
Po ashtu bëhet e ditur se në takim, u theksua rëndësia e pozicionimit të politikanëve të rinj në Kosovë dhe Serbi, si dy shtete aleatë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si anëtare te Bashkimit Evropian dhe NATO-s në të ardhmen.























