Rama uron Pavarësinë e Kosovës
BKT
Lajme

Rama uron Pavarësinë e Kosovës

E. Hoti/ RTKlive

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në mëngjes ka uruar Ditën e Pavarësisë së Kosovës.

 “MIRËMËNGJES  – Gëzuar Pavarësinë Kosovë”, ka shkruar Rama duke bashkëngjitur edhe një ilustrim me flamurin e Kosovës.

Rama postimin e tij e ka shoqëruar edhe me një ilustrim ku shihet një vogëlushe teksa mban një balonë me flamurin e Kosovës..

Shpallja e Pavarësisë së Kosovës është bërë më 17 shkurt të vitit 2008 në ora 15:39 në Kuvendin e Republikës së Kosovës në Prishtinë.

Në një mbledhje të jashtëzakonshme ku merrnin pjesë 109 nga gjithsej 120 deputetë, Kuvendi i Kosovës njëzëri shpalli Kosovën shtet të pavarur, sovran dhe demokratik.


MË SHUME NGA Lajme