21:08 / 17.02.2023
Po mbahet gala-koncert për nder të 15-vjetorit të pavarësisë së Kosovës
M.Miftari/ RTKLive
Për nder të 15- vjetorit të pavarësisë së Republikës së Kosovës dhe 25- vjetorit të “Epopesë së UÇK-së”, RTK organizon një Gala Koncert, të titulluar “Rrno për me tregue”, thënie kjo e njohur dhe e marrë nga libri i At Zef Pllumit.
Ky koncert, i cili po mbahet në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, është në organizim të Radio Televizionit të Kosovës e mbështetur nga Komisioni Ndërshtetëror i Republikës së Kosovës.
Ndër emrat e njohur që do të këndojnë janë: Elsa Lila, Gjon’s tears, Jericho, Rona Nishliu, Florent Abrashi, pastaj kori Siperantum e shumë të tjerë.
Kurse dirigjenti i këtij koncerti është Valton Beqiri.























