Haradinaj: Greva e Minatorëve, moment kthese në përpjekjet tona për liri
BKT
Foto: RTKlive
Lajme

Haradinaj: Greva e Minatorëve, moment kthese në përpjekjet tona për liri

J.Musliu/RTKlive

Me rastin e 34-vjetorit të Grevës së Minatorëve, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, është shprehur se kjo grevë ishte akt i guximshëm dhe moment kthese në përpjekjet për liri.

Haradinaj shkroi në Facebook se në kohën kur ai ishte kryeministër, në mars të vitit 2019, me votimin e Statutit të “Trepçës” u regjistrua si kompani në bazë të ligjeve të Kosovës.

 “Ky ishte hap kyç për t’i dhënë këtij aseti fuqinë për investime dhe gjenerim stabil të të hyrave, punësim dhe për ta rikthyer atë në funksion të plotë të ekonomisë së vendit, të shtetit të Kosovës dhe të minatorëve”, shkroi ai.

Haradinaj ndër të tjera shtoi edhe se qeveria e tanishme e ka neglizhuar këtë ndërmarrje.

 “Menaxhimi i dobët këtë ndërmarrje po e dërgon drejt kolapsit. Nëse nuk intervenohet shpejt, gjendja do bëhet edhe më serioze. Trepça ka potencial ta rikthejë shkëlqimin e dikurshëm dhe të jetë krah i fuqishëm i ekonomisë sonë”, ka shkruar tutje ai.


MË SHUME NGA Lajme