Borrell e Guterres flasin për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi
A.B/RTKlive
Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borell, përmes një postimi në Twitter ka bërë të ditur se është takuar me Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres. Ai tha se me Guterres kanë diskutuar edhe për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“Diskutuam Ukrainën, përpjekjet për të trajtuar ndryshimet klimatike, normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës”, ka shkruar ndër të tjera Borrell, raporton RTKlive.
Ndryshe takimi i 27 shkurtit në Bruksel mes kryeministrit Kurti dhe presidentit Vuçiq, për herë të parë do t'i kushtohet propozimit evropian për normalizimin e marrëdhënieve. Kështu ka deklaruar në një intervistë për RTK-në emisari i BE-së Mirosllav Lajçak, i cili ka potencuar se presin që zyrtarisht palët të deklarojnë nëse e pranojnë planin.























