18:36 / 24.02.2023
Spalletti thotë se Napoli nuk duhet të lejojë gabim ndaj Empolit
Uran Krasniqi / RTKLive
Trajneri i Napolit, Luciano Spalletti, ka thënë se skuadra që ai e drejton nuk mund të lejojë të bëjë as gabimin më të vogël kur të ndeshet me Empolin të shtunën.
Napoli në sezonin e kaluar kishte pësuar humbje pikërisht nga Empoli.
“Ndeshja me Empolin në sezonin e kaluar shkatërroi gjithë vitin tonë të punës. Ne mund të kishim fituar 3-0 dhe në vend të kësaj humbëm. E vuajtëm shumë", ka thënë ai. "Duam të fitojmë për qytetin tonë, e ndiejmë. Nuk mund të bëjmë as më të voglin gabim".
Empoli është një nga vetëm dy skuadrat, tjetra është Interi, që e ka mposhtur Napolin dy herë në dy sezonet e fundit të Serie A.























