13:26 / 25.02.2023
Liverpool synon transferimin e Barellas
Uran Krasniqi/RTKLive
Liverpool po mendon ta transferojë këtë verë yllin e Interit, Nicolo Barella, për të zgjeruar opsionet në mesfushë.
Njëzet e gjashtë vjeçari ka qenë një lojtar kyç për Simone Inzaghi që kur ai u bashkua me Interin nga Cagliari në vitin 2020.
Klopp që kërkon të riparojë plotësisht skuadrën e tij në fund të vitit ka dërguar skautë për të parë fituesin e "Scudettos".
Barella që është i vlerësuar rreth 60 milionë funte ka kontratë te Inter që zgjat deri në vitin 2026.























