United fiton trofeun e parë në epokën e Erik ten Hag
BKT
Sport

United fiton trofeun e parë në epokën e Erik ten Hag

Uran Krasniqi/RTKLive

Manchester United ka fituar trofeun e parë në drejtimin e trajnerit holandez, Erik ten Hag. Klubi nga qyteti me të njëjtin emër ka fituar "Carabao Cup", duke mposhtur Newcastlen me rezultat 2-0.

Në një "Wembley" të mbushur plot, goli me kokë i Casemiros (33') dhe një autogol i Sven Botman (39') kanë zgjidhur ndeshjen. 

Newcastle dukej sikur nuk dorëzohej, duke bërë tentime për t'u rikthyer në lojë, por përvoja më e madhe e lojtarëve kryesorë të United si Casemiro dhe Raphael Varane rezultoi vendimtare, duke bërë që sulmet e kundërshtarëve të ndaleshin.

United nuk kishte fituar këtë trofe që nga viti 2017, ndërsa në vitin 1999 Newcastle kishte pësuar humbje nga kundërshtari i njëjtë dhe me të njëjtin rezultat.