Mehaj ka kujtuar 25 vjetorin e masakrës së fshatit Likoshan dhe Qirez
BKT
Lajme

Mehaj ka kujtuar 25 vjetorin e masakrës së fshatit Likoshan dhe Qirez

Fadil Sertolli / RTKlive

Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj përmes një postimi në Facebook ka kujtuar 25 vjetorin e masakrës se fshatit Likoshan dhe Qirez.

Ai tha se sot janë bërë 25 vjet kur ushtria serbe vrau 24 civilë shqiptarë të pafajshëm, banorë të fshatrave Likoshan e Qirez.

“Beteja e Likoshanit e Qirezit që filloi si pasojë e sulmit të okupatorit serb hasi në rezistencën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por ashtu siç rëndom ndodh me agresor e ushtri kriminale, kjo betejë nuk u kanalizua në dyluftim ndërmjet dy ushtrive, por sulm edhe ndaj civilëve”, ka shkruar Mehaj

Mehaj tha se vetëm familja Ahmeti gjatë kësaj beteje humbi 11 anëtarë.

“11 familjar të dashur të tyre nuk janë më në mesin e tyre, mungesa e të cilëve sigurisht se vazhdon të ndjehet edhe sot. Të tilla humbje kanë përjetuar sa e sa familje gjatë luftës së fundit në Kosovë. Shembulli i tyre për të vazhduar para, sakrifica e dëshmorëve të rënë për lirinë e atdheut na obligojnë të vazhdojmë punën me nder e përkushtim. Ata nuk harrohen asnjëherë, e mirënjohja ndaj tyre është e përjetshme”, ka shkruar tutje Mehaj.


MË SHUME NGA Lajme