Hovenier: Vlerat arkologjike, pasuri e larmishme e historisë së Kosovës
Kulturë

Hovenier: Vlerat arkologjike, pasuri e larmishme e historisë së Kosovës

M.Miftari/RTKlive

Ambasadori i Shteteve të Bashkuar të Amerikës, Jeff Hovenier, ka vlerësuar vlerat arkeologjike të Kosovës.

Ai, përmes rrjetit social Twitter, ka reagaur për vlerat arkeologjike që ka Kosova e që pasurojnë historinë dhe kulturën e vendit.

Ambasadori Hovenier shprehu kënaqësinë e tij që pati mundësinë që, së bashku me Minsitrinë e Kulturës dhe Institutit Arkeologjik të Kosovës, si dhe të Trashëgimisë Kulturore pa Kufij, ta realizojnë një turne në Qytetin Arkologjik të Dresnikut.

Ai u shpreh se pret me padurim restaurimin dhe ruajtjen e saj si një vend që, siç tha ai, feston historinë e larmishme e të pasur të Kosovës.

“Kënaqësi për t'u bashkuar me MKRS, Instituti Arkeologjik i Kosovës, si dhe Trashëgimia Kulturore pa Kufij për një turne në Qytetin Arkeologjik të Dresnikut. Duke pritur me padurim restaurimin dhe ruajtjen e saj si një vend që feston historinë e larmishme e të pasur të Kosovës”, u shpreh ambasadori Hovenier.


MË SHUME NGA Kulturë