Kosovë-Kroaci, bashkërendim në shërbim të paqes dhe sigurisë
BKT
Lajme

Kosovë-Kroaci, bashkërendim në shërbim të paqes dhe sigurisë

B. H. / RTKlive

Kryeministri Albin Kurti i shoqëruar nga drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Petrit Ajeti kanë pritur sot në takim drejtorin e Agjencisë kroate për Siguri dhe Inteligjencë (SOA), Daniel Markic.

Në këtë takim ata diskutuan për bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Kroacisë si dy shtete dhe popuj miq e aleatë, për rreziqet e përbashkëta, dhe për sigurinë e kontinentit të Evropës dhe rajonit, e cila është cenuar rëndë pas agresionit dhe invazionit rus në Ukrainë, thuhet në komunikatën e ekzekutivit.

Shkëmbimi i përvojave dhe informacioneve u tha se sjellë dobi të dyanshme për ruajtjen e paqes dhe garantimin e sigurisë. Në takim u theksua rëndësia dhe gatishmëria për bashkëpunim dhe bashkërendim në shërbim të përpjekjeve stabilizueses për paqe dhe siguri.


MË SHUME NGA Lajme