Haradinaj uron 8 Marsin: Të jemi më aktiv në promovim të barazisë gjinore
BKT
Lajme

Haradinaj uron 8 Marsin: Të jemi më aktiv në promovim të barazisë gjinore

RTKlive

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, me rastin e 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas, ka thënë se shoqëria jonë ka përparuar në respektimin e të drejtave të grave, por sigurisht ka ende shumë punë.

Haradinaj përmes një postimi në Facebook ka thënë se roli i gruas ka qenë dhe mbetet i pazëvendësueshëm.

‘Sot shënohet 8 Marsi, Dita Ndërkombëtare e Gruas. Përkundër sfidave dhe pengesave përgjatë historisë sonë, roli i gruas ka qenë dhe mbetet i pazëvendësueshëm’, ka thënë Haradinaj.


MË SHUME NGA Lajme