Nisin xhirimet e filmit të ri “Pikë Uji”
Kulturë

Nisin xhirimet e filmit të ri “Pikë Uji”

Sh.Gashi / RTKlive

QKK ka njoftuar se kanë nisur xhirimet e filmit artistik “Pikë Uji”, i regjisorit Robert Budina.

Me financimin e Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, në qytetin e Pogradecit, nisën xhirimet e filmi artistik “Waterdrop” (“Pikë Uji”), me skenar të Doruntina Bashës, Robert Budinës dhe Ajola Dajës dhe me regji të Robert Budinës.

“Ky film është një bashkëprodhim ndërmjet shtëpisë kinematografike shqiptare “ERAFILM”, kompanisë filmike rumune “AVANPOST”, kompanisë filmike italiane “REDIBIS FILM” dhe kompanisë filmike kosovare “ILIRIA FILM”.

Filmi artistik “Pikë Uji” është mbështetur nga: Creative Europe, Qendra Kombëtare e Kinematografisë, MIBAC, Qendra Kinematografike e Kosovës si edhe SEE Cinema Network”, thuhet në njoftimin e QKK-së

Robert Budina është regjisor dhe kineast i pavarur, i diplomuar në Akademinë e Arteve për regji teatri. Ka bërë regjinë si dhe ka shkruar disa drama.


MË SHUME NGA Kulturë