11:17 / 08.03.2023
Gazmend Hoxha emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Policisë
B. H. / RTKlive
Gazmend Hoxha është emëruar Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës. Ky vendim është marrë në mbledhjen e sotme të Qeverisë.
Gazmend Hoxha prej kohësh ka mbajtur pozitë të lartë në Policinë e Kosovës. Ai ka qenë deri tash drejtor i Departamentit për Operacione dhe njëherësh ndër më të vlerësuarit në këtë institucion.
Policia e Kosovës ka mbetur pa drejtor që nga gushti i vitit të kaluar pas dorëheqjes së Samedin Mehmetit.























