Deputetet kërkojnë më shumë barazi dhe punësim për gratë
BKT
Lajme

Deputetet kërkojnë më shumë barazi dhe punësim për gratë

Elmina Osmani / RTK

Gratë deputete nga të gjitha grupet parlamentare duke u uruar të gjitha grave 8 Marsin, kërkuan barazi për gratë.

Ato po e konsiderojnë punësimin e grave si kusht e parakusht për barazi.

Gratë deputete thanë se do të kenë takime direkte me gratë dhe organizatat që e kanë synim punësimin e grave.

Ato tutje thanë se në tregun e punës gratë që kanë të njëjtën pozitë paguhen më pak se sa burrat. Deputetet e të gjitha partive parlamentare kërkuan të ndryshohen kurrikulat, në mënyrë që ato të jenë të përfaqësuara njësoj si burrat.

Gjatë kësaj konference u tha se gratë janë të diskriminuara në gjithë vendin e madje edhe brenda Kuvendit të Kosovës.


MË SHUME NGA Lajme