Bislimi: Hap i rëndësishëm drejt liberalizimit
BKT
Foto: RTKlive
Lajme

Bislimi: Hap i rëndësishëm drejt liberalizimit

V. Th / RTKlive

Këshilli Evropian, institucioni më i lartë i BE-së, ka votuar sot unanimisht pro liberalizimit të vizave për kosovarët.

Këtë vendim zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, e ka quajtur hap të rëndësishëm drejt liberalizimit të vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës.

“Me votimin unanim dhe miratimin e sotëm të Këshillit të Ministrave të BE-së, për liberalizimin e vizave për Kosovën, shkojmë drejt fazave të fundit dhe përfundimit të procesit”, ka shkruar Bislimi në Facebook.

Ai ka thënë se procedurat e mbetura janë miratimi nga Parlamenti Evropian, nënshkrimi dhe publikimi në gazetën zyrtare të BE-së.

“Presim që këto hapa të përfundojnë zyrtarisht brenda pjesës së parë të këtij viti. Pritja e gjatë po shkon hap pas hapi drejt fundit, ku qytetarët do mund të lëvizin pa viza nga 1 janari 2024”,  ka thënë Bislimi.


MË SHUME NGA Lajme