10:07 / 10.03.2023
Newcastle po udhëheq garën për kapitenin e ‘Djajve të Kuq’
F.Bytyqi/RTKLive
Newcastle United raportohet se po udhëheq garën për të nënshkruar me mbrojtësin e Manchester United, Harry Maguire, raportojnë mediet britanike.
Mbrojtësi anglez duket se në fund të këtij sezoni, do të largohet nga ‘Old Traffordi’, por jo edhe nga Premier League.
Nwecastle kërkon të transferojë kapitenin e ‘Djajve të Kuq’, i cili prej kohësh kërkohet edhe nga West Ham, një tjetër skuadër e madhe në ishull.
Megjithatë, siç raportohet ‘Magpies’ janë në avantazh për ta blerë atë Maguire-n gjatë kësaj verë.























