Bayern Munich fiton lehtë kundër Augsburgut të Berishës
BKT
Sport

Bayern Munich fiton lehtë kundër Augsburgut të Berishës

Uran Krasniqi/RTKLive

Pasi e ka eliminuar Paris Saint-Germain nga Champions League në mesjavë, Bayern Munich "ia ka treguar dhëmbët" Augsburgut.

Në ndeshjen e sotme "bavarezët" kanë fituar me lehtësi dhe thellë. Rezultati përfundimtar ka qenë 5-3. 

Joao Cancelo (15′), Benjamin Pavard (19′, 35′), Leroy Sane (45′) dhe Alphonso Davies (74′) shënuan në fitoren e skuadrës së Julian Nagelsmann.

 Për Augsburgun dy gola ia shënuar Mërgim Berisha (3′, 60′), ndërsa një tjetër Irvin Cardona (90+3′).

Bayern Munich po vazhdon ta ruajë pozitën e parë në tabelën e Bundesligës para përballjes me me Borussia Dortmundin në fillim të prillit.

Pas kësaj ndeshje Augsburg gjendet në vendin e 13-të, tetë pikë mbi zonën që do ta dërgonte në nivel më poshtë.