Haxhiu i kërkon Serbisë t’i transferojë në Kosovë dy të burgosur shqiptarë
E. Hoti/ RTKlive
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se iu ka kërkuar autoriteteve të drejtësisë në Serbi, që të transferojnë në Kosovë Nezir Mehmetaj dhe Petrit Dula, që janë në vuajtje të dënimit atje.
Në letrën drejtuar Ministrisë Drejtësisë në Serbi, Haxhiu tha se Mehmetaj dhe Dula janë qytetarë të Kosovës, që duhet të jenë edhe nën mbrojtje të Republikës.
“Javën e kaluar kam kërkuar nga Ministrja e Drejtësisë në Serbi që dy qytetarët tanë t'i transferojë në Republikën e Kosovës”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.
Ministrja Haxhiu tha se procesi i deritanishëm ndaj tyre është i përbërë nga shkelje të rënda të të drejtave të njeriut .
“Javën e kaluar kam kërkuar nga Ministrja e Drejtësisë në Serbi që dy qytetarët tanë t'i transferojë në Republikën e Kosovës”.
“Nezir Mehmetaj dhe Petrit Dula mbahen në Serbi mbi pretendimet për kryerjen e krimeve të luftës kundër popullatës civile në Kosovë gjatë vitit 1999”.
Ministrja e Drejtësisë tha se procesi i deritanishëm ndaj tyre është i përbërë nga shkelje të rënda të të drejtave të njeriut.
“Z.Mehmetaj dhe z.Dula janë qytetarë të Kosovës pra edhe nën mbrojtjen e Republikës. Procesi i deritanishëm ndaj dy qytetarëve të Republikës së Kosovës është i përbërë nga shkelje të rënda të të drejtave të njeriut, për vite të tëra. Çdo akuzë ndaj tyre për krimet e pretenduara, duhet trajtuar nga organet e drejtësisë në Republikën e Kosovës”, ka shkruar ajo më tej.























